Luhen katër ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale

February 8, 2022
1 minut lexim

Do të luhen në mesjavë ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sida e parë do të zhvillohet të mërkurën teksa në stadiumin “Elbasan Arena” do të vihen përballë njëra-tjetrës Teuta dhe Skënderbeu duke filluar nga ora 16:45. Përballja e parë ka përfunduar me fitoren 1-0 të ekipit durrsak.

Tre sfidat e tjera të çerekfinaleve do të luhen të enjten. Laçi pret Egnatian në shtëpi në ora 13:45 me sfidën e vajtjes që është mbyllur në barazim 1-1.

Po në këtë orë në Shkodër do të zhvillohet sfida tjetër Vllaznia-Flamurtari me shkodranët që vijnë më të favorizuar pasi kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Kjo fazë mbyllet me derbin e kryeqytetit Partizani-Dinamo, sfidë që nis në ora 18:00 e që luhet në stadiumin “Air Albania”. Takimi i parë është mes tyre përfundoi në barazim 1-1. Këto katër sfida do të përcaktojnë më tej edhe ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Njerëzit me forcë të madhe mendore i kanë këto tipare

Story i radhës

Gjykata “zhvesh” nga akuzat 3 kontrollorët e “Albcontroll”. Dosja kthehet për rihetim

Të fundit nga

ShkoLartë