Kryetari i VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickoski ka shprehur keqardhje sipas tij për mungesën e strategjisë së pushtetit kundrejt politikave bullgare. Pushteti nuk është pronar I interesave maqedonase tha Mickoski në tribunën kushtuar Shën Klimentit të Ohrit. Sipas Mickoskit, deklarative janë përkushtimet e qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit, të cilat po shkatërojnë sistemin.
“Nuk mund që njerëzit të cilët janë kreator në të njëjtin korrupsion dhe krim, të cilët janë aleatë të kriminelëve e të cilët edhe pak do të qeverisin ato institucione. Ata janë njerëzit të cilët janë kreator të krimit të njëjtë”, u shpreh kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski
Sipas Mickoskit elitat e koruptuara politike të cilat drejtojnë shtetin, nuk mund të sjellin vendime të cilat janë në interes të popullit.
“Njerëz të ri të cilët do të udhëheqin ato institucione, dhe me të vërtetë do të shohin se si luftohet krimi dhe korrupsioni, të shohin se narko bandat a do të hyjnë lirisht në stacione policore dhe për veshi të nxjerrin policët jashtë, ose ne do ti nxjerim ata për veshi jashtë, e të shohin çfarë do të thotë luftë kundër krimit dhe elitave të korruptuara politike”, theksoi Mickovski.
Mickoski sërish ftoi në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Theksoi se inflacioni prej 20% dëmton qytetarët sikurse edhe shtrenjtimi i ushqimit për 30% brenda një viti.