lufthansa blen 41 per qind te ita airways per 325 milione euro 64707518818fb

Lufthansa blen 41 për qind të ITA Airways për 325 milionë euro

May 26, 2023
1 minut lexim

Grupi gjerman Lufthansa njoftoi të enjten se ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Financave të Italisë për blerjen e 41 për qind të aksioneve të kompanisë ajrore italiane ITA Airways, transmeton Anadolu.

Vlera e blerjes është 325 milionë euro, sipas një deklarate nga Lufthansa. Si pjesë e marrëveshjes, ministria u zotua për një rritje të kapitalit prej 250 milionë euro në ITA, thuhet në deklaratë.

“Si një kompani ajrore, ITA do të bashkëpunojë ngushtë me Lufthansa Group për të përfituar nga sinergjitë e grupit”, thuhet më tej.

ITA Airways bëhet transportuesi i pestë në rrjetin e kompanisë gjermane. ITA Airways u themelua në tetor 2021 pas mbylljes së kompanisë ajrore 75-vjeçare Alitalia.

Transportuesi italian numëron 4.000 vende pune dhe transporton 10 milionë pasagjerë çdo vit me një flotë prej 66 avionësh.





MARKETING

RENT A CAR

nga moti i lige dje gostivari dhe velesi e pesuan me me se shumti deme 647071ce0589d
Story i mëparshëm

Nga moti i ligë dje, Gostivari dhe Velesi e pësuan me më së shumti dëme

aplikacioni chatgpt ne ios mberrin ne 11 vende te botes ne mesin e tyre edhe shqiperia 64707557d1699
Story i radhës

Aplikacioni ChatGPT në iOS mbërrin në 11 vende të botës, në mesin e tyre edhe Shqipëria

Të fundit nga

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë