Luftëtari i famshëm nokautohet keq

May 3, 2025
1 minut lexim

Luftëtari i famshëm Tyrone Spong është rikthyer në artet marciale pas një pauze trevjeçare. 

39-vjeçari u nokautua keq nga ish-luftëtari i UFC-së, Sam Alvey, në raundin e dytë të eventit Karate Combat në Dubai.

Për tre vjet, luftëtari i famshëm surinamez Tyrone Spong ishte jashtë arteve marciale.

Ai e zhvilloi  meçin e tij të fundit në janar të vitit 2022 kur u mposht në një meç në MMA kundër Sergei Kharitonov.

 Spong konsiderohej favorit por përfundoi në tokë në raundin e dytë.

Ai u godit me një goditje të drejtë të djathtë të mirë, e ndjekur nga një goditje e fortë me të majtën dhe Spong përfundoi në dysheme.

Mbaroi aty dhe Alvey ka fituar me shpejtësi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zjarrfikësit nesër në “Zahir Pajaziti”, prezantojnë pajisjet e punës

Story i radhës

Njihuni me projektin e ri të OpenAI! Kriptomonedha në shkëmbim të syrit!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë