“Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur”, Haradinaj thirrje Beogradit: Hiq dorë nga provokimet!

December 11, 2022
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Përmes një shënimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me sulmet e grupeve kriminale po cenohet paqja në Kosovë e rajon.

“Sulmet e grupeve kriminale ndaj Eulex-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”.
Ai ka thënë se është momenti i fundit që Serbia të pranojë Kosovën. “Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve!”

“Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur!”, ka shkruar tutje i pari i AAK-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm çek u kërkon serbëve t’i heqin barrikadat e vendosura në veri të Kosovës

Story i radhës

Trazira në Paris, 74 të arrestuar pas festimeve të çmendura nga tifozët e Marokut

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë