Luftë mes Milanit dhe Salzburgut për të siguruar eliminatoret, ja formacionet e mundshme

min lexim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes AC Milan dhe RB Salzburg, ku të dy skuadrat do të luftojnë kokë më kokë për vendin e dytë në Grupin E të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Milani e mposhti 4:0 Dinamo Zagrebin kurse Salzburgu u mposht 2:1 nga Chelsea.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndanë vetëm një pikë në tabelë, ku Milani zë vendin e dytë në kuotën e shtatë pikëve, krahas Salzburgut që renditet i treti me gjashtë pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Calabria, Florenzi, Ibrahimovic, Saelemaekers dhe Maignan, kurse te Salzburgu nuk do të paraqiten Capaldo, Fernando, Okoh, Omoregie, Tijani, Soler dhe Adamu.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Kjaer, Hernandez; Tonali, Bennacer; Rebic, Diaz, Leao; Giroud

RB Salzburg (4-1-3-2): Kohn; Dedic, Pavlovic, Wober, Ulmer; Gourna-Douath; Seiwald, Sucic, Kjaergaard; Okafor, Sesko

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB Maqedoni me helikopter intervenon në zjarrin mes Pllasnicës dhe Makedonski Brod

Story i radhës

RMV drejt zgjedhjeve të reja parlamentare !?

Të fundit nga