Luftë e ashpër në pak metra distancë, pamjet kur ukrainasit marrin kontrollin e llogoreve nga rusët

Kievi ka publikuar pamje që tregojnë tmerrin e luftës me Rusinë në lindje të Ukrainës, teksa ushtria vendase ka arritur të marrë kontrollin e llogoreve të hapura nga ushtria e Vladimir Putin.

Pamjet tregojnë luftën e ashpër, e cila zhvillohet në vetëm disa metra distancë mes ushtrive armike. Në videon e publikuar, e cila pretendohet se është kapur nga kamerat e trupit të ushtarëve ukrainas në rajonin e Donetskut, tregohet momenti kur ushtria ukrainase arrin të marrë kontrollin e llogoreve pasi ka ekzekutuar disa nga ushtarët armiq.

Ndërkohë, mercenarët rusë të Wagner kanë arritur në zemër të qytetit ukrainas, Bakhmut. Udhëheqësi dhe themeluesi i grupit famëkeq, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se luftëtarët e tij kanë pushtuar impiantin industrial Azom, që prodhonte dikur metale nga më të ndryshmet.

Në atë kompleks, dhjetorin e kaluar presidenti Volodymyr Zelensky, shpërndau medalje për mbrojtësit e Bakhmutit. Zona ka një rrjet tunelesh nëntokësore, në të cilat janë zhvilluar dhe disa beteja mes rusëve dhe ukrainasve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski dhe Borell do të kryesojnë takimin e 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim

Story i radhës

Vjet mbështeste Donaldin! Mozzik e ka sërish një të preferuar në ‘BBV’: Po nuk e fitoi ky, nuk e di

Të fundit nga