Lufta Ukrainë-Rusi, Burimi: Perëndimi duhet të ndërhyjë ushtarakisht

March 3, 2022
1 minut lexim

schedule21:33 – 3 Mars, 2022

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe çfarë pritet në vijim, ka sjellë diskutime në studion e ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në Abc, mes dy analistëve Skënder Minxhozi dhe Genc Burimi.

Për Burimin, Europa dhe SHBA po gabojnë duke vendosur vetëm sanksione, duhet ndërhyrje e fortë ushtarake, pasi Ukriana mund të ketë fatin e Afganistanit.

Ndërkohë që Minxhozi tha se ukrainasit nuk do të përfundojnë njëlloj si Afganistani, pasi deri tani qendresa e tyre ushtarake ka prishur të gjitha planet e Rusisë.

Sipas tij edhe në rast se Rusia do të marrë qytete kryesora, lufta guerrilase do të vijojë në Ukrainë.

Pjesë nga debati:

Minxhozi: Nuk mund të bësh të njëjtat gjëra në Europë siç ka bërë në Afganistan Ukraina po afganistanizohet. Ukraina nuk kanë as avion as tanke, por armë portative që mundëson një luftë guerrile të mundshme. E morë Kievin, e more Kharkivin, por si do e bësh më vonë.

Burimi: Bjelloruasi dhe Ukraina janë satelitë të Rusisë ku është dallimi?

Minxhozi: Ukraina ka ndërruar nja 3 presidentë, Bjellorusia ka një diktator. Rusia kërkon ta bëjë shembull Ukrainën.

Burimi: Nuk ka një rezistencë ukrainase. Si do të ndalohet Putini sot? A ndalohet me sanksione, ai është Hitler në fund fare ai do të ketë kartën e rrafshimit. Nuk ka zgjidhje Ukraina, kërkon zgjidhje ushtarake, këtu është gabimi i SHBA-ve dhe Europës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbët nuk heqin dorë nga Rusia, Majko ndan mesazhin e kryeministres Brnabiç

Story i radhës

Grubi në Opinion: Agresioni rus në Ukrainë duhet të jetë ZILE ALARMI për Brukselin

Të fundit nga

ShkoLartë