Lufta për drogën në Meksikë gjenden 16 trupa të pajetë

February 6, 2022
1 minut lexim

Zyrtarët lokal në shtetin e Meksikës kanë bërë të ditur se 10 trupa janë  gjetur në qytetin Frenillo kurse 6 trupa të tjerë ishin gjetur në komunën, General Panfilo Natera.

Këta trupa të pajetë të cilët janë gjetur në dy qytete të ndryshme janë pasojë e një lufte që është duke u zhvilluar ndërmjet dy karteleve të drogës të cilët synojnë të dominojnë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Tash e disa vite, karteli i Sinaloas është në luftë me Gjeneratën e Re të Jalisco të cilët po tentojnë të kontrollojnë tregun e drogës i cili sjell mjete financiare pasi droga eksportohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave zyrtare në Meksikë nga viti 2006 deri tani janë vrarë 300 mijë persona si pasojë e luftës së karteleve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, 06 shkurt 2022

Story i radhës

Rreth 50 deputetë iranianë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19

Të fundit nga

ShkoLartë