Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Boris Johnson, sipas një mesazhi të postuar në Twitter.
Zelensky falënderoi kryeministrin britanik për ndihmën që i ka dhënë Ukrainës.
Ata diskutuan “sanksionet e reja kundër Rusisë, për agresionin barbar kundër Ukrainës.
Si dhe hapat për të mbyllur çdo boshllëk dhe për mos t’i krijuar asnjë mundësi Rusisë për të anashkaluar sanksionet aktuale dhe të ardhshme”.