Lufta në Ukrainë, Rama: Do ngelnim pa grurë nëse nuk do të ishim në Ballkanin e Hapur

June 8, 2022
min lexim

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në samitin e Ballkanit të Hapur që mbahet në Ohër, foli për pasojat e luftës në Ukrainë.

Rama tha se Shqipëria do të mbetej pa grurë  nesë do të ishte pjesë e kësaj nisme rajonale.

Po ashtu kryeminsitri u ndal edhe te kriza e çmimit të energjisë, për të cilën u shpreh se do të ketë rritje.

Një nga miqësitë më të ngushta sot është SHBA me Japoninë pas dy bombave atomike, dhe ja ku është sot Japonia. Nëse sot do vazhdonte me kurriz nga SHBA duke kërkuar që të uleshin në gjunj për bombat atomike. Të gjitha gjërat kanë rradhët e tyre. Ku janë sot Franca dhe Gjermania. Janë bashkë për të përfituar reciprokisht nga shtrëngimi i duarve dhe rruga drejt të ardhmes. Dhe të mos të vazhdojmë me retorikën, të ndalemi në disa fakte.

Kontratat e grurit kur filloi lufta në Ukrainë, mes importuesve të grurit në Shqipëri nga Serbia, gjë që e kanë bërë historikisht, jo për shkak të Ballkanit të Hapur dhe që nuk u bllokuan, siç do ishin bllokuar nëse nuk do të ishim në Ballkanin e Hapur. Pak gjë kjo, apo mos duhet ndonjë imagjinatë e jashtëzakonshme për të menduar nëse ne nuk do e merrnim atë sasi gruri të kontraktuar. Me çfarë do i ushqenim njerëzit nëse nuk do kishte bukë, me retorikën e konfliktit. Vazhdojmë me energjinë, ne sot jemi në një, jo vetëm ne në botë, ne jemi shumë më vunerabël se shumë të tjerë.

Ndërkohë që në horizont është një dimër ku problemi nuk do jetë çmimi i energjisë që do vijojë të rritet, por nuk do ketë fare për të blerë. Kemi luksin për të hapur defterët dhe të merremi me retorikë? Nuk e besoj. Njësoj se me grurin do provohet se sa e vërtetë do jetë se Ballkani i Hapur nuk është as i imi, as i Vuçiçit. Ballkani i Hapur është i njerëzve, i fermerëve shqiptarë. 57.6 mln euro është sot janar-prill volumi i eksporteve të fermerëve shqiptarë. Vjet ishte dyfish më pak. Për më tepër në një kohë problematike ku vetëm çmimi i naftës për fermerët ka pësuar një rritje të frikshme” – tha Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lulzim Tafa nderohet me titullin Doktor Honoris Causa në Ukrainë

Story i radhës

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Manes, pritet të thyej rekordin e transferimeve

Të fundit nga

ShkoLartë