Lufta në Ukrainë, Macron: Do të bisedoj me Putin, pasi të flas me kreun e agjencisë bërthamore

December 3, 2022
1 minut lexim

Emmanuel Macron shprehet i gatshëm që të komunikojë me homologun rus, Vladimir Putin por pasi të ketë folur me drejtorin e Përgjithshëm të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, me të cilin Franca bashkëpunon për të mbrojtur uzinën e Zaporizhzhias, që ka qenë objektiv i bombardimeve.

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për TF1. “Ka një gjë që ne bëjmë, është të sigurojmë që të mos ketë përshkallëzim të energjisë bërthamore civile,” tha ai. “Unë do të flas përsëri me Presidentin Putin pasi të kem drejtorin e përgjithshëm të agjencisë, veçanërisht për çështjen e energjisë bërthamore civile”, tha ai.

Sipas Macron kushtet për paqen në Ukrainë do të duhet të vendosen nga Ukraina. “I takon popullit ukrainas të vendosë vetë,” tha presidenti francez. Macron siguroi se Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur “diskutime të thella” për konfliktin në Ukrainë dhe se ndajnë të njëjtin vizion për këtë temë.

“Në javët e ardhshme, ne do të duhet të ndihmojmë Ukrainën të rezistojë dhe ukrainasit të qëndrojnë, të vazhdojmë ta ndihmojmë ushtarakisht, të shmangin përshkallëzimin dhe për këtë arsye të ndërhyjmë shumë saktë për të mbrojtur termocentralet”, u shpreh ai. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pezullohen katër policë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë

Story i radhës

Arrestohet vrasësi i reperit Takeoff, flet shefi i Departamentit të Policisë: Hetimi do të mbetet ende i hapur!

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë