Lufta në Ukrainë/ Granatat ruse vrasin 8 civilë afër qytetit Kharkiv

March 3, 2022
min lexim

(E plotësuar 06:16) – 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët

Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse pushtuan vendin javën e kaluar, tha kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, raporton TheGuardian.

Filippo Grandi tha në një postim në Twitter të enjten:

Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje.

Për shumë miliona të tjerë, brenda Ukrainës, është koha që armët të heshtin, në mënyrë që të mund të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare.”

Është eksodi më i shpejtë i refugjatëve këtë shekull, shtuan Kombet e Bashkuara.

Pavarësisht arrestimeve, në Shën Petersburg​ vazhdojnë protestat kundër luftës

Në qytetin e lindjes të presidentit rus, Vladimir Putin, Shën Petersburg, qytetarët kanë protestuar sërish në rrugët e këtij qyteti kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Ashtu si në ditët e mëparshme, ata u përballen me prani të madhe të policisë, të cilët shpërndanë dhunshëm protestuesit dhe arrestuan dhjetëra prej tyre.

Image

Policia ruse ka arrestuar qindra qytetarë që protestuan kundër pushtimit të Ukrainës.

 

Gjatë ditëve të fundit, janë arrestuar qindra protestues.

Vala e re e protestave erdhi pasi kritiku Kremlinit, Alexei Navalny, nga burgu bëri thirrje për mitingje të përditshme kundër sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

India mohon raportet ruse se studentët indianë mbahen peng

Qeveria indiane ka mohuar raportet ruse se studentët indianë mbahen peng në Ukrainë.

Rusia kishte thënë se studentët po përdoreshin nga forcat e armatosura ukrainase si “mburojë njerëzore” dhe po përpiqeshin “në çdo mënyrë t’i pengonin ata të largoheshin për në territorin rus”.

Megjithatë, në një deklaratë të lëshuar të enjten, ministria e jashtme e Indisë tha se nuk ka marrë asnjë ankesë se ndonjë student i Indisë është marrë peng në Ukrainë.

Mijëra studentë indianë besohet se janë ende të bllokuar në Kharkiv.

India ka shtuar përpjekjet për evakuim, por po përballet me pengesa logjistike për të kthyer qytetarët e saj në shtëpi.

***

Një zyrtar në qytetin Izium, dy orë në juglindje të Kharkivit, ka raportuar se tetë civilë, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore.

Nënkryetari i bashkisë, Volodymyr Matsokin, tha se qendra e qytetit pësoi dëme të konsiderueshme dhe se disa policë u plagosën, kur u sulmua një ndërtesë qeveritare.

Më herët, Matsokin shkroi në faqen e tij në Facebook se civilët vdiqën kur një predhë goditi banesën e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Krejt çka ndodhi në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

Story i radhës

Horoskopi 3 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Të fundit nga

ShkoLartë