Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan do të zhvillojë sot biseda telefonike me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.
Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i tij, Ibrahim Kalin.
Sipas tij, fokusi i bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë.
Ndërkohë, gjithashtu dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se presidenti rus do të flasë sot me Erdogan me telefon.
Burimi: GAZETA.MK