lufta ndaj lendeve narkotike balla qilizem kombetar per te pastruar shperndarjen e drogave prane shkollave dhe mjediseve publike 64dba294e2de8

Lufta ndaj lëndëve narkotike, Balla: Qilizëm kombëtar për të pastruar shpërndarjen e drogave pranë shkollave dhe mjediseve publike

August 15, 2023
min lexim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se lufta ndaj fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike duhet goditur ashpër.

Balla përmes një postimi në rrjetet sociale falenderon Policinë e Shtetit për goditjen dhe vënien para drejtësisë së një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimin e një sasie shumë të madhe dozash lëndësh narkotike si dhe thekson se kjo betejë është e vështirë por jo e pamundur.

“Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni. Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt”.

Balla gjithashtu nënvizon rëndësinë që ka rritja e nivelit të sigurisë dhe kontrollit pranë shkollave, në mënyrë që të parandalohet dhe luftohet shitja e lëndëve narkotike në institucionet arsimore.

“Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, madje dhe adoleshentë, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e narkotikëve. Pra duhet një QILIZËM KOMBËTAR për të pastruar sa të mundemi shpërndarjen e drogave pranë shkollave, pallateve dhe mjediseve të tjera publike. Duhet të rrisim sa të mundemi perimetrat e kontrollit dhe sigurisë rreth e pranë shkollave, ku rrjeta jonë të kapë me patjetër çdo keqbërës. Nëse Policia e Shtetit synon të kthehet në institucionin më të besuar, duhet pikësëpari të mos zhgënjejmë prindërit që presin prej nesh të parandalohet dhe luftohet shitja e drogave në përgjithësi dhe në afërsi të shkollave në veçanti. Prindërit në shtator kur të rifillojë viti shkollor do të na e ribesojnë ne këtë detyrë. Policia e Shtetit duhet ta mbajë fjalën dhe bëjë detyrën! E ardhmja nuk duhet të ketë krahasim me të sotmen dhe unë jam i motivuar të bëjmë më të mirën siç publiku pret prej nesh. Pres rezultate nga Policia e Shtetit”, shkruan Balla.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

te armatosur dhe me automjete ne maqedonine e veriut do te vijne pjesetare te armates se shba ve dhe shqiperise 64dba0817eaf7
Story i mëparshëm

Të armatosur dhe me automjete – në Maqedoninë e Veriut do të vijnë pjesëtarë të Armatës së SHBA-ve dhe Shqipërisë

u kap ne tirane me 11 mije pilula ekstazi perjashtohet nga vetevendosje anetari i keshillit bashkiak te prishtines 64dba404f1ffc
Story i radhës

U kap në Tiranë me 11 mijë pilula ekstazi, përjashtohet nga Vetëvendosje anëtari i Këshillit Bashkiak të Prishtinës

Të fundit nga

Theo Hernandez i është ofruar Realit

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani ka kohë që është në ajër. Sezoni i francezit ka qenë shumë zhgënjyes dhe bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin
ShkoLartë