Lufta kundër ajrit të ndotur! Përplasje LSDM-VMRO-DPMNE, kush sa ka bërë për të luftuar këtë dukuri?!

December 28, 2024
1 minut lexim

Gjashtë muaj të pushtetit të VMRO-DPMNE-së, nuk është bërë asgjë në drejtim të luftës kundër ajrit të ndotur – thonë nga LSDM-ja.

Sipas socialdemokratëve, Qeveria e Mickoskit, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë masa serioze, por ka zvogëluar mjetet në Buxhetin 2025 për luftën kundër ndotjes së ajrit për 51%.

KAJA SHUKOVA – LSDM

“Shkupi, kryeqyteti i vendit, sërish është në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Sipas raporteve të UNICEF-it, qytetarët e Shkupit, Tetovës, Kumanovës dhe Velesit thithin ajër të ndotur më shumë se 3 muaj. Banka Botërore alarmon se ndotja brenda vitit vret 2.800 bashkëqytetarë tanë. Këto të dhëna janë alarmante dhe kërkojnë aksion të domosdoshëm institucional që deri tani po mungon. Ku janë premtimet e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së? Kur ishin në opozitë, paralajmëruan 1 miliardë euro investime për ajër të pastër dhe uljen e ndotjes për 50%. Këto premtime sot u dëshmuan si një gënjeshtër e madhe.”

Për shtatë vite, LSDM-ja nuk arriti që as 1% ta zvogëlojë ndotjen e ajrit – kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja.

VMRO – DPMNE

“Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE përmes hapave konkret do ta luftojë ndotjen e ajrit. Disa nga masat janë; subvencione për klima-inverterë, mbështetje financiare për teknologji ekologjike, pyllëzimi dhe gazifikimi i përshpejtuar si dhe zgjidhje inovative për të ardhme të qëndrueshme.”

Ajri I ndotur sërish po ngulfat qytetet e Maqedonisë së Veriut, kurse Shkup, sipas platformës IQAir, u gjet në mesin e 10-të qyteteve më të ndotura në botë. Matjet kanë treguar indeksin 172, që paraqesin indikacione se qytetarët e Shkupit thithin ajër jo të pastër, me grimca të dëmshme PM 2.5.  /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xheneta, Gjestit: Po të kisha avantazh, të kisha qitë jashtë

Të fundit nga

Mesfushori Pjaniç kritikon Juventusin

Miralem Pjaniç, në një prononcim të shkurtër, analizoi sezonin që është duke zhvilluar “Zonja”, por jo vetëm. “Bardhezinjtë mund të kishin bërë pak më shumë, por ata kanë një trajner të ri
ShkoLartë