Lufta e Rusisë në Ukrainë shkakton dëme të mëdha në mjedis

January 2, 2023
1 minut lexim

Dëmi në ekologjinë ukrainase të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë tani vlerësohet në 35.3 miliardë dollarë, ka bërë me dije ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

“Miliona hektarë rezerva natyrore janë nën kërcënim. Neni 55 i Protokollit I [Mbrojtja e Viktimave të Konflikteve të Armatosura Ndërkombëtare] ndalon luftën kundër mjedisit natyror me anë të reprezaljeve, por Rusisë nuk i intereson”, shkroi ai në Twitter, duke iu referuar një amendamenti  nga protokolli i vitit 1977 në Konventat e Gjenevës.“Sjellja e armiqësive thellon krizën klimatike, duke shkaktuar emetime të konsiderueshme të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera serrë në atmosferë”, Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës tha në një postim në Facebook.

Sipas përllogaritjeve të fundit të Ministrisë së Mjedisit, lufta ka çuar drejtpërdrejt në emetimin e 33 milionë tonëve gazra serrë.

Ministria e zbërtheu këtë shifër, duke renditur emetimet e vlerësuara nga lufta, lëvizjen e njerëzve të zhvendosur brenda vendit dhe zjarret në vend.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Foshnja e parë e vitit në Kumanovë lindi më 2 janar

Story i radhës

6 gjëra që nuk duhet t’i ruani në sirtarët e kuzhinës

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë