Katër aktivistë u arrestuan sot në Romë, pasi u hodhën në rrugën ku planifikohej të kalonte makina që transportonte Papa Françeskun – duke bërtitur “se lufta e demave është mëkat”, u tha në kumtesën e organizatës PETA që merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Videoja e siguruar nga PETA, shfaq tre gra duke kërcyer mbi barrikadë dhe duke qëndruar të gjunjëzuara në rrugë ndërsa po afrohej makina në të cilën qëndronte Papa duke alarmuar pjesëtarët e sigurimit.
Forcat e sigurisë reaguan me shpejtësi duke larguar gratë, derisa një grua tjetër bërtiste dhe mbante pankarta ku shkruante “se lufta e demave është mëkat”.
Incidenti ka ndodhur derisa Papa Françesku, 87-vjeç, po udhëtonte drejt Romës për të bekuar një statujë të Virgjëreshës Mari në Ditën e Festës së Konceptimit.
Së fundmi, aktivistët kundër luftës së demave protestuan përpara automjetit të Papës gjatë një vizite në Luksemburg në shtator, ndërsa aktivistët ndërprenë një shërbim në kishë në Romë të kryesuar nga ai për të protestuar ndaj praktikës.
Burimi: botasot.info