Lufta drejt përshkallëzimit, Putin po përgatitet të sulmojë Britaninë e Madhe

Për një kohë të gjatë ishte vetëm një spekulim. Por tani është e sigurt: anijet ruse të spiunazhit po lundrojnë në brigjet britanike. Mund të ketë vetëm një arsye për këtë, të mësojnë se si të sabotojnë infrastrukturën kritike të Mbretërisë së Bashkuar dhe evropiane në rast të një lufte me Perëndimin.

“Bota po bëhet dukshëm më e rrezikshme. Dhe Britania nuk është gati. Lufta në Ukrainë na hapi sytë, vetëm këtë javë Sekretari i Zyrës së Kabinetit Oliver Dowden dha një paralajmërim për kërcënimet kibernetike ndaj infrastrukturës sonë kombëtare, por ne mund të bëjmë shumë më tepër”, thotë Bob Seely, deputeti britanik.

Rusia po heton për dobësitë evropiane. Përveç ushqimit, kërkesat kritike ditore të shoqërisë moderne janë energjia dhe komunikimi. Kabllot nënujore të qytetërimit modern janë çuditërisht të pakta, si në gjithë Perëndimin, edhe në Britani.

“Për dy dekada, Putini ka hedhur bazat për një luftë jokonvencionale. Mendimi aktual ushtarak rus e sheh konfliktin si kombinim i mjeteve ushtarake dhe joushtarake të pushtetit shtetëror, bashkimi i gjithçkaje, për t’i shërbyer qëllimeve të Kremlinit. Është një formë e luftës totale, duke përdorur gjithçka, nga kultura në kibernetike e deri te konflikti konvencional”, thotë Seely.

“Frika ime është se Putini po vlerëson opsionet për të sulmuar Perëndimin, nëse dëshiron të përshkallëzohet, pa shkaktuar një përgjigje ushtarake të NATO-s”, shton ai duke argumentuar se megjithatë në këtë aspekt Britani ka epërsi, sa i përket mbrojtjes detare.

“Është një luftë që nuk e kemi dashur, por që nuk mundemi dhe nuk duhet ta humbim”, përmbyll deputeti britanik.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Giroud: E pyeta Meret pas ndeshjes nëse e dinte ku do e çoja topin

Story i radhës

Redon Makashi rrëfehen jetën e vështirë dhe historitë e dashurisë: Kemi jetuar në gardërobat e instituteve të artit!

Të fundit nga