Kampionia e Kosovës, Trepça ka pësuar nga MHP RIESEN Ludwigsburg me rezultat 87:54 (15:11, 25:13, 25:16, 22:14).
Takimi u zhvillua në kuadër të javës së pestë të grupeve në FIBA Europe Cup.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë ndeshjen me një seri 0:6, të përkrahur edhe nga tifozët shqiptarë në Gjermani, por më pas skuadra gjermane e mori lojën në duar dhe e kontrolloi deri në fund, për të triumfuar 87:54.
Për Trepçën u dalluan Larry Thomas me 21 pikë dhe Mikaile Tmusiq me 14.
Mitrovicasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje të zhvilluara.
Takimin e fundit, Trepça e zhvillon ndaj Caledonia më 13 nëntor.
Burimi: botasot.info