Anësori i Tottenham, Lucas Moura ka folur për një kalim të mundshëm në Spanjë.
Moura ka kontratë me ‘Spurs’ deri në vitin 2024, ndërsa klubi nuk pritet t`i ofrojë rinovim të kontratës.
Andaj, lojtari duhet të mendojë një ekip tjetër dhe si duket do jetë në Spanjë.
Kjo pasi në një intervistë së fundmi ka thënë se do ishte fantastike që ai të luante në La Liga.
“Nuk e dija për interesimin e Sevillas, por është një klub që më pëlqen dhe një qytet për të cilin ata flasin shumë mirë. Të luaj në La Liga do të ishte diçka fantastike për mua, sepse më pëlqen shumë”, u shpreh ai, sipas medieve spanjolle.
30 vjeçari sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 15 milionë euro.