Ekipi që bën pjesë në elitën e volejbollit kosovar në konkurrencën e meshkujve, Luboteni ka pësuar disfatë nga ekipi i Vllaznisë në palestrën “Bill Klinton”, në kuadër të Grupit B të Ligës “Gjergj Kastrioti”, të dielën mbrëma.
Ekipi kosovar pësoi disfatë me rezultat 0-3 (23-25, 17-25, 25-27), derisa sigurisht se do të kërkojë të bëjë më shumë në takimin e kthimit.
Luboteni luftoi fort, sidomos në setin e parë dhe të tretë, por mysafirët u treguan më efikas në kontinuitet dhe arritën të sigurojnë fitoren.
Takimi tjetër i Grupit B, ai mes Partizanit dhe Ferizajt, u mbyll me fitoren e kësaj të fundit me rezultat 2-3.