Maccabi i Tel Avivit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 (25:5, 25:9, 25:9) ndaj Lubotenit, në ndeshjen e parë të 32-ës së finales së Challenge Cup (meshkujt)!
Është interesant se për tre sete Luboteni nuk fitoi më shumë se 23 pikë karshi rivalit që ishin për një shkallë më i mirë për nga niveli i lojës.
Vet rezultati është treguesi më i mirë se ku është cilësia e volejbollit në Kosovë.
Çdo koment është i tepërt, por mbesin me shpresë se në takimin e dytë ferizajasit të paraqiten më mirë.
Kjo humbje e thellë edhe një herë tregon se ku është niveli i sportit skofiar në vendin tonë.
Kjo tregon se volejbolli po stagnon dhe duhet shumë punë për të ngritur sadopak nivelin.
Rezultati tregon më së miri të gjitha, aq me tepër ky sport është i renditur i dyti në kategorizim nga Komisioni për kategorizim të sporteve pranë KOK-ut.