Lubonja: Kurti u pajtua për Asociacionin në këmbim të gjërave që Serbia s’i jep

1 minut lexim

Publicisti Fatos Lubonja ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar me Serbinë “në këmbim të atyre gjërave që pala serbe s’i jep”.

“Është shumë delikate të jepet një zgjidhje e prerë. Me sa kuptoj unë, Albin Kurti gati ka një formulë të prerë që nuk e jap se jam betuar… Kështu e kam kuptuar unë, apo ka bërë ndonjë fleksibilitet…u pajtua duke kërkuar gjëra të tjera që s’po jepen”, ka thënë ai. 

Duke folur për kryeministrin Kurti, Lubonja u shpreh se në qeverisjen e parë, Kurti ishte rrëzuar nga amerikanët nëpërmjet opozitës.

“Unë kam qenë kundër asaj që e rrëzuan Kurtin herën e parë amerikanët duke përdorur opozitën këtu në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Story i mëparshëm

Janevska: Kur do të ketë kushte do të nënshkruhet marrëveshja kolektive për mësimdhënësit

Story i radhës

Olenik: Serbia promovon pedofilinë brenda Kishës Ortodokse Serbe

Të fundit nga