Lubonja: Bashkimi kombëtar po përdoret më shumë për demagogji

November 29, 2023
1 minut lexim

Opinionisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, tha se kryeministri, Albin Kurti, që nga ardhja në pushtet, ka hequr dorë nga ideja për bashkim kombëtar, ndonëse sipas tij, Vetëvendosje ishte e vetmja që kishte projekt për një gjë të tillë.

Në kuadër të diskutimit për rrethanat e mundshme të një bashkimi të trojeve shqiptare, Lubonja vlerësoi se kjo çështje tanimë përdorë më shumë për demagogji.

“Vullnetin më të fortë që kam parë gjatë kësaj periudhe, e kam parë të Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, por tani e shikojmë që kur erdhi në pushtet Kurti, i është dashur t’i konformohet fuqive të mëdha e interesave të tyre dhe nuk paraflet më për bashkimin. Nëse ka një gjë që i dallon shqiptarët më shumë se tjerët, është paaftësia e shqiptarëve për t’u bashkuar, shqiptarët kanë talent për tu përçarë me njëri tjetrin, për të luftuar e sakrifikuar interesin e së gjithës, për interesa të tyre, kështu që në këtë kuptim nuk shoh ndonjë projekt real, për demagogji po e përdorin shumë”, deklaroi Lubonja.

Megjithatë, Lubonja e pa të largët idenë e një bashkimi të mundshëm kombëtar.

“Ideja e një bashkimi nënkupton një lloj ndryshimi të rendit botëror. Projektet e ëndrrat e shqiptarëve për bashkim, gjithmonë janë kufizuar dhe janë futur nën këmishën e interesave botërore. Me të gjitha komponentet që ka ky konfrontim i ri, përsëri e shoh larg idenë e një bashkimi”, shtoi tutje opinionisti shqiptar.

Po ashtu, ky i fundit tha se ideja e një bashkimi nënkupton një lloj ndryshimi të rendit botëror.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

Story i radhës

“Mashtruese e vogël”, Shqipja s’i kursen akuzat ndaj Lindës

Të fundit nga

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë