Moderatorja dhe këngëtarja e mirënjohur, Luana Vjollca, gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e angazhuar me projektin e ri “Thuaje”.
Në kuadër të këtij projekti madhështor, ajo solli pjesë të rëndësishme nga jeta ndonëse nuk munguan as rrëfimet interesante që i kanë ndodhur ndër vite.
Pas angazhimeve të shumta, ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka ka nisur pushimet.
Luana Vjollca
Si destinacion të këtij udhëtimi ka zgjedhur ka zgjedhur qytetin e Marbellas në Spanjë.
E njëjta duket se po shënon arritjet e projektit që njëherësh kanë përçuar edhe mesazhe tejet të fuqishme.
Biondja vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “Nuk o ka ma qet” në bashkëpunim me reperin MC Kresha.
Kjo këngë për një periudhë të shkurtër ka mbledhur mbi një milion klikime në YouTube.