Luana Vjollca e ka të vështirë ta publikojë këngën për personin e zemrës, kërkon më shumë kohë

1 minut lexim

Moderatorja, Luana Vjollca po vazhdon me projektin e saj “Thuaje”, nga i cili publikon histori personale për çdo javë.

Për këtë episodë, moderatorja kishte paralajmëruar se projekti muzikor do i dedikohet personit të saj të zemrës.

Mirëpo, sot Luana ka njoftuar se e ka të vështirë ta publikojë këngën dhe rrëfimin për personin e zemrës, duke kërkuar më shumë kohë.

“Sa vështirë, nuk po mundem ta publikoj rrëfimin dhe këngën “A me ra” i përket shpirtit tim. Më falni kam nevojë për më shumë kohë”, ishte mbishkrimi i Luanes.

Ky postim mori komente të shumta nga fansat dhe miqtë e artistes ku e mbështetën atë.

Rikujtojmë se Luana këtë projekt e ka sjellë para disa javësh dhe në çdo episode sjell tematika të ndryshme ku ia bashkëngjitë edhe nga një projekt muzikor dedikuar së njëjtës temë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s flasin për armatimin e Ukrainës

Story i radhës

VOA: Mbështetja ndaj Ukrainës, Rama dhe Abazoviç, vizitojnë Kievin

Të fundit nga