Luaj me më të mirët: Video lotaria me dy milion denar donacion, ndërtoi kënd lojrash për fëmijë në Kisela Voda

October 21, 2024
min lexim

Nën sloganin “Luaj me më të mirët”, Video lotaria Casinos Austria me donacion prej 2.269.864 denarë vuri në funksion 18 kënde të lojërave. Bëhet fjalë për këndin e lojërave gjithëpërfshirëse për fëmijë në komunën Kisella Vodë.

Fëmijët meritojnë më të mirën. Kjo është sfida jonë si kompani e përgjegjshme shoqërore, promovimi dhe zhvillimi i komunitetit, në radhë të parë krijimi i kushteve më të mira për më të rinjtë. Pas 17 këndeve të lojërave në 10 vitet e fundit, këtë numër po e plotësojmë me të reja.

Me nder dhe kënaqësi të veçantë ndajmë me publikun që kemi mundësuar funksionalizimin e një tjetër këndi lojërash ku fëmijët do të bëjnë muhabet dhe të qeshura. Me një donacion prej 2.269.864 denarë, Video Lottery Casinos Austria kontribuon në pamjen e re të këtij këndi për fëmijë. Këndi i lojërave gjithëpërfshirës, ​​i cili do të jetë në funksion nga sot, është i sigurt për të gjithë fëmijët.

Këndi i lojërave ka një dysheme të gomuar në të cilën vendosen rekuizita, plotësisht të sigurt për të gjithë fëmijët, si dhe është vendosur një gardh rreth këndit të lojërave. Këndi i lojërave ofron mundësi aksesi dhe argëtimi për fëmijët me aftësi të kufizuara, gjë që mundëson përfshirjen. Qëllimi ynë është që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të barabarta për të kaluar ditët e fëmijëve të lumtur dhe të pakujdesshëm.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për Video Lottery State Casinos Austria, e cila besojmë se do të jetë një shembull i mirë për kompanitë e tjera me përgjegjësi shoqërore. Sot, falë donacionit të tyre, ky vend nga një lokacion i rrënuar u mundësua të shndërrohet në një kënd modern për argëtim dhe lojë të pandërprerë të fëmijëve, në qendër të Kisella Vodës, tha kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

Si kompani moderne dhe e përgjegjshme, Video lotaria Casinos Austria do të vazhdojë me misionin e saj për krijimin e zonave argëtuese, sportive dhe rekreative për më të rinjtë në mbarë Maqedoninë edhe në të ardhmen.

Ideja jonë është të kontribuojmë në zhvillimin e shpirtit sportiv tek të rinjtë dhe ndërtimin e zakoneve të shëndetshme përmes argëtimit dhe lojërave. Kjo është arsyeja pse ne mbetemi të përkushtuar për të krijuar një infrastrukturë për t’u siguruar fëmijëve tanë një fëmijëri të pakujdesshme. Kompania jonë me buxhet prej 45.500.000 denarë ka siguruar funksionimin e 18 këndeve të lojërave në mbarë Maqedoninë. Deri në fund të vitit 2024 presim të përfundojnë 19 kënde lojërash. Është një fushë sportive multifunksionale në komunën e Kisella Vodës.

#LuajMePërgjegjësi #LuajMeMëTëMirët

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministria e mjedisit dhe birraria е Shkupit do mbështesin aksionin e vjeshtës për mbjelljen e fidaneve

Story i radhës

Kaderi nuk i ndalë udhëtimet, shihet me këtë person drejt Turqisë

Të fundit nga

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera dy vendime. Bëhet fjalë për heqjen e tarifës së pagesës te klubet e Kategorisë së Tretë, që nga sezoni 
ShkoLartë