1
Shkup, 20 shtator – Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) pret rritje të vogël të shportës minimale sindikaliste që do të kumtohet të hënën apo të martën e javës së ardhshme. Kjo, siç theksoi sot kryetari i LSM-së, Sllobodan Trebdafillov, do të jetë alarm i kuq për kreatorët e politikave dhe për punëdhënësit në sektorin privat, se “rritja e rrogave ka qenë e nevojshme dje, sepse sot është vonë tashmë”.
Është mirë që po bëhet në interes të punëtorëve, posaçërisht në drejtim të uljes së çmimeve, vlerësoi Trendafillov në konferencën për shtyp lidhur me propozimin qeveritar që parasheh kufizim të marzhit bruto përfitues deri 10 për qind për qindra produkte themelore ushqimore. Megjithatë, tha, ideja e tillë duhet të zbatohet në tërësi.
Trendafillov shprehi keqardhje që LSM nuk është kyçur në përgatitjen e shportës qeveritare për kufizim të çmimeve dhe marzheve.
“Shporta minimale sindikaliste përllogaritet në muajin rrjedhës. Shpresoj se në fillim të javës së ardhshme, të hënën apo të martën, do të kumtohet. Sipas të dhënave, mundësia është e madhe të jetë me rritje të vogël, duke pasur parasysh se prej fillimit të vitit është rritur për 4 600 denarë. Ne, për fat të keq, nuk jemi përfshirë në përgatitjen e shportave qeveritare për kufizim të çmimeve dhe marzheve. LSM konsideorn se është ide e mirë gjithçka që[ bëhet në interes të punëtorëve, në drejtim të uljes së çmimeve, por kjo do të duhet të zbatohet në tërësi siç është planifikuar. Shpresojmë se pjesa e ushqimit dhe pijeve që e përllogarisim si LSM dhe paraqet 22 300 denarë për muajin e kaluar në shportën sindikaliste do të jetë bazë nisëse për konstatim të atyre 100 produkteve për të cilat do të duhet të kufizohen marzhet në mënyrë që të ndihmohen qytetarët më të goditur. Ky trend duhet të vazhdojë në mëynrë që të ndihmohen qytetarët dhe punëtorët të mund të furnizohen me produktet themelore ushqimore. Ne sot paguajmë perime sikur të ishim në janar dhe fruta sikur të jemi në mes të dimrit, diçka që nuk është e arsyeshme. Por, përfundimisht na inkurajon ajo që edhe funksioanrët qeveritarë dhe bartësit e tjerë të funksioneve publike e flasin atë që e flet LSM, se dikush po pasurohet në kurriz të punëtorëve, në mënyrë të paarsyeshme”, përmendi Trebdafillov, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve.
Në mbledhjen e ardhshme qeveritare pritet të sillet propozimi për kufizim të bruto marzhit përfitues deri 10 për qind me çka do të përfshihen qindra produkte themelore ushqimore në tregtinë me shumicë dhe pakicë: buka, prodhimet e furrës dhe të qumështit, qumështi, mishi dhe përunimet e mishit, disa nga prodhimet e konservuara, frutat, perimet,…
BURIMI: zhurnal.mk