Avokati Idajet Beqiri thotë se LSI ka bërë lobim në shumën 1.2 milion euro në SHBA.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Ilir Meta rrezikon deri në 15 vjet burg.
Sipas Beqirit, afera e CEZ DIA është vetëm maja e ajsbergut për Metën. Avokati shtoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha e bënë privatizimin për interesat e tyre.
“Ka bërë lobim 1.2 milion euro në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hetimet kanë çuar te përgjegjësia penale. E para për pastrim të produkteve kriminae, për mosdeklarim të ardhurave dhe nga ana tjetër, do hetohet edhe në kuadrin e korrupsionit. Rrezikon, dënimi është i ashpër, pastrimi nga një krim shkon deri në 15 vjet burg. Ai është munduar t’ia hedhë fajin Petrit Vasilit dhe bashkëshortes së tij. Akuzat e tjera do shihen pastaj. Afera e CEZ DIA, është maja e ajsbergut për çështjen e Ilir Metës. Sali Berisha, me Ilir Metën e privatizuan OST duke marrë një ryshfet nëpërmjet sekserit, 6 milionë eruo mori Shkëlzen Berisha. E dhanë 400 milionë euro më pak. Shqiptarët humbën 600 milionë euro, vetëm që Shkëlzen Berisha të merrte 6 milionë euro.”, theksoi ai.
Burimi: botasot.info