LSI do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore

Më 6 mars do të mbahen zgjedhjet vendore në 6 bashki të vendit.

Në një intervistë me gazetaren Siklajda Shorja, deputetja Erisa Xhixho është shprehur se LSI do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Erisa Xhixho: Ne do të jemi pjesë e procesit, për LSI-në gjithmonë ka pasur rëndësi standartet e zgjedhjeve. Standartet për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fatkeqësisht, kultura, historia na ka treguar zgjedhjet e fundit të përgjithshme të 25 prillit.

Ndër të tjera ajo tha se opozita ka reflektuar dhe sipas saj ajo duhet të marrë pjesë në këto zgjedhje pasi janë shumë e të rëndësishme për t’u ofruar qytetarëve përfaqësues me vlera njerëzore dhe intelektuale.  

A mendoni se opozita duhet të marrë pjesë në këto zgjedhje në një kohë kur 3 vite më parë i bojkotoi?

Erisa Xhixho: Mendoj se ka pasur një reflektim të asaj vendimarrje. Klasa  politike mendoj se nuk mund t’I shmanget asnjë lloj zgjedhje. Zgjedhjet janë aty për të përfaqësuar qytetarët që të besojnë. Mendoj se është një reflektim i duhur. Zgjedhjet janë një moment shumë i rëndësishëm dhe duhet parë si moment për t’u ofruar qytetarëve njerëzitë më përfaqësues në vlera njerëzore dhe intelektuale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Davis në pikëpyetje për ndeshjen e nesërme ndaj Miami Heat

Story i radhës

Пожарот во Битола е ставен под контрола, се чуваат силосите со жито во близина

Të fundit nga