lsi distancohemi nga lufta e bashes brenda pd nese do ti kishte qendruar fjales 61fff4d942c73

LSI: Distancohemi nga lufta e Bashës brenda PD. Nëse do t’i kishte qëndruar fjalës…

February 6, 2022
min lexim

LSI deklaron se distancohet nga lufta e brendshme që sipas kësaj force politike Lulzim Basha ka nisur me Berishën dhe drejtues e anëtarë të PD që kanë votuar shkarkimin e tij.

“LSI e ka bërë kryetar bashkie në 2011 deputetin Basha, e më parë Ministër në qeverisjen e suksesshme PD-LSI 2009-2013”, thuhet në deklaratën e partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi.

“LSI i ofroi bashkëpunim pakushte deputetit Basha në opozitën 2017-2021. Nëse ai do t’i qëndronte fjalës me LSI dhe demokratët e protestave më madhështore që ka njohur Shqipëria, sot ai do të ishte kryeministër”, vijon deklarata.

DEKLARATA

LSI distancohet dhe nuk ka asnjë rol në luftën e brendshme që deputeti Basha ka nisur ndaj liderit historik të PD si dhe ndaj deputetëve, drejtuesve e anëtarëve të PD, që kanë votuar shkarkimin e tij.

Luftra të tilla përçarëse brenda opozitës, i shërbejnë vetëm Ramës.

Deputeti Basha nuk është opozitar i vërtetë, dhe nuk ka asnjë lidhje me opozitarët e vërtetë, brenda apo jashtë Partisë Demokratike.

LSI e ka bërë kryetar bashkie në 2011 deputetin Basha, e më parë Ministër në qeverisjen e suksesshme PD-LSI 2009-2013.

LSI i ofroi bashkëpunim pakushte deputetit Basha në opozitën 2017-2021.

Nëse ai do t’i qëndronte fjalës me LSI dhe demokratët e protestave më madhështore që ka njohur Shqipëria, sot ai do të ishte kryeministër.

Por, deputetit Basha nuk i intereson largimi i Ramës. Sot interesi i vetëm i tij është të ketë një vulë, që përmes saj të vazhdojë ashtu siç ka bërë para dhe gjatë 25 Prillit, të firmosë marrëveshje financiare me Kryeministrin Rama.

LSI do të vazhdojë të paraqitet para shqiptarëve si një opozitë e vërtetë. Për të gjithë ata qytetarë, të majtë, të qendrës, demokratë apo pa parti, që shohin se si lidershipi i tyre ka tradhëtuar kauzat kombëtare për të pasuruar veten dhe bashkëpunëtoret pranë tyre.

Në zgjedhjet e 6 Marsit, LSI dhe PDK i ka mundësuar anën formale kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit të PD, për tu regjistruar.

Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë kandidatë të Komisionit të Rithemelimit, të zgjedhur nga vetë anëtarët e PD përmes primareve të zhvilluara në partinë e tyre.

Demokracia është garë dhe qytetarët meritojnë alternativa të vërteta ndaj qeverisjes, jo kandidatë fallco për një garë me rezultate të paracaktuara, si ajo e 25 prillit.

Si në 25 Prill, ashtu dhe në 6 Mars, një gjë mbetet e sigurtë: Një votë për Bashën, është një votë për Ramën Kryeministër që mban me bukë Bashën në opozitë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

agjenti i sule zbulon te verteten lojtari e ka zgjedhur tashme ekipin e tij te ri 61fff4d731580
Story i mëparshëm

Agjenti i Sule zbulon të vërtetën: Lojtari e ka zgjedhur tashmë ekipin e tij të ri

shperthen zjarri ne suhareke 61fff4dba1cbe
Story i radhës

Shpërthen zjarri në Suharekë

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë