lsh e seles godet qeverine dhe vlen in dy vite premtime brukseli konfirmon ngecjen e maqedonise 6aecab43b839a

LSH e Selës godet qeverinë dhe VLEN-in: Dy vite premtime, Brukseli konfirmon ngecjen e Maqedonisë!

November 5, 2026
1 minut lexim
lsh

Lidhja Shqiptare (LSH) ka reaguar ashpër ndaj Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, duke e cilësuar atë si “raport regresi” për Maqedoninë e Veriut dhe si konfirmim të paralajmërimeve të saj për dështimet e pushtetit aktual.

Sipas LSH-së, raporti evidenton probleme në ndryshimet kushtetuese, politizimin dhe etnizimin e gjyqësorit, presionet ndaj mediave, përfaqësimin e drejtë dhe respektimin e të drejtave gjuhësore.

“Është viti i dytë dhe raporti i dytë që konfirmon vlerësimet tona, por tashmë flet edhe për hapa prapa, pavarësisht premtimeve për ndryshim dhe përparim”, thekson LSH-ja.

Partia ka drejtuar kritika të veçanta ndaj përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri, duke kërkuar përgjigje për premtimet e parealizuara lidhur me zhbllokimin e integrimit evropian.

“Ku mbetën zotimet për gjashtë muaj, një vit e tani dy vite për zhbllokimin e procesit eurointegrues?”, pyet LSH-ja, duke akuzuar Qeverinë se po e çon vendin prapa.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

26 kompani bullgare renditen mes 500 kompanive me te medha ne evropen qendrore dhe lindore 6aecaabec287e
Lajmi i mëparshëm

26 kompani bullgare renditen mes 500 kompanive më të mëdha në Evropën Qendrore dhe Lindore

Të fundit nga

ShkoLartë