azizi qytetaret e maqedonise se veriut mund te pajisen me vize elektronike per arabine saudite 6aecc5e19dc38

Azizi: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë Saudite

November 5, 2026
1 minut lexim

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë mund të përfitojnë nga procedurat e lehtësuara për pajisjen me vizë turistike elektronike (e-Visa) ose vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) për udhëtim në Arabinë Saudite.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se këtë informacion e ka marrë nga zyrtarët sauditë, pas vizitës së delegacionit në Arabinë Saudite.

Azizi ka bërë të ditur se lehtësimi i procedurave të vizave ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara gjatë vizitës.

“Lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve, hapim dyer të reja bashkëpunimi, si në aspektin ekonomik dhe turistik”, ka shkruar Azizi.

Ai ka falënderuar zv/kryetarin e Mexhlis al Shuras në Arabinë Saudite, dr. Rashid Sherif, si dhe Velid et Tujxhri për angazhimin në këtë çështje.

Në të njëjtin postim, Azizi ka bërë të ditur se po punohet edhe për hapjen e ambasadave të të dyja vendeve, me synimin e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsh e seles godet qeverine dhe vlen in dy vite premtime brukseli konfirmon ngecjen e maqedonise 6aecab43b839a
Lajmi i mëparshëm

LSH e Selës godet qeverinë dhe VLEN-in: Dy vite premtime, Brukseli konfirmon ngecjen e Maqedonisë!

gervalla drejtesia duhet ta thote fjalen e saj per astrit deharin 6aecc64037eb7
Lajmi i radhës

Gërvalla: Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin

Të fundit nga

ShkoLartë