26 kompani bullgare renditen mes 500 kompanive me te medha ne evropen qendrore dhe lindore 6aecaabec287e

26 kompani bullgare renditen mes 500 kompanive më të mëdha në Evropën Qendrore dhe Lindore

November 5, 2026
1 minut lexim

Gjithsej 26 kompani bullgare bëjnë pjesë në mesin e 500 kompanive më të mëdha në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) për vitin 2025, duke e renditur Bullgarinë në vendin e pestë në rajon për sa i përket numrit të kompanive të përfshira në renditje.

Kjo bëhet e ditur në edicionin e 18-të të studimit “CEE Top 500” (500 më të mëdhatë në EQL), të realizuar nga kompania e sigurimit të kredisë, Coface. Gjetjet kryesore të raportit u prezantuan të enjten, gjatë një aktiviteti online, raporton BTA.

Numri i kompanive bullgare në këtë renditje ka rënë me një krahasuar me edicionin e mëparshëm, kur ishin përfshirë 27 kompani.

Studimi përfshin kompanitë, xhiroja e të cilave ka tejkaluar 300 milionë euro në vitin kalendarik paraardhës. Institucionet financiare, përfshirë bankat dhe kompanitë e sigurimit, janë përjashtuar nga kjo renditje.

Polonia kryeson në rajon me 172 kompani, e ndjekur nga Çekia me 73, Hungaria me 62 dhe Rumania me 59.

Bullgaria renditet e pesta me 26 kompani, duke lënë pas Sllovakinë me 25, Lituaninë me 23, Kroacinë me 17, Serbinë me 15, Slloveninë me 13, Estoninë me 10 dhe Letoninë me 5 kompani.

Katër kompani bullgare gjenden në mesin e 100 të parave në renditje: Bulgarian Energy Holding (vendi i 45-të), Aurubis Bulgaria (vendi i 55-të), Lukoil Neftochim Burgas (vendi i 88-të) dhe Lukoil Bulgaria (vendi i 93-të).

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet i vdekur shkencetari rus qe zhvilloi agjentin nervor novichok akuzoi mosken per helmime 6aecaa80d9972
Lajmi i mëparshëm

Gjendet i vdekur shkencëtari rus që zhvilloi agjentin nervor “Novichok”, akuzoi Moskën për helmime

lsh e seles godet qeverine dhe vlen in dy vite premtime brukseli konfirmon ngecjen e maqedonise 6aecab43b839a
Lajmi i radhës

LSH e Selës godet qeverinë dhe VLEN-in: Dy vite premtime, Brukseli konfirmon ngecjen e Maqedonisë!

Të fundit nga

ShkoLartë