LSDM-ja opozitare ka akuzuar ZNAM-in dhe kryetarin e saj, Maksim Dimitrievski, për “tradhti ndaj partisë dhe votuesve”, në dyvjetorin e formimit të qeverisë.
Nga LSDM-ja thonë se ZNAM-i është shndërruar në “satelit të Mickoskit” dhe pretendojnë se pjesëmarrja e tij në pushtet lidhet me interesa rreth tenderëve.
“Dy vjet punë, dy vjet rezultate, një dashuri – tenderët”, thuhet në reagimin e LSDM-së, e cila akuzon ZNAM-in se ka braktisur premtimet fillestare dhe është bërë pjesë e shumicës qeverisëse.
LSDM-ja gjithashtu ngre pretendime për financime dhe tenderë, duke kërkuar nga Dimitrievski të sqarojë, siç thotë, “sa ka marrë për versionin e parë të ZNAM-it”.
Në fund, opozita paralajmëron se përgjegjësia për veprimet e pushtetit, sipas saj, duhet të vlerësohet nga institucionet dhe jo në evente politike.

Burimi: lajmpress.org