lsdm vmro tregon se eshte kunder be se duan te bllokojne ardhmerine evropiane te qytetareve 64e25b2295a2a

LSDM: VMRO tregon se është kundër BE-së, duan të bllokojnë ardhmërinë Evropiane të qytetarëve

August 20, 2023
1 minut lexim

LSDM përmes një kumtese ka akuzuar VMRO-në se po bllokon qytetarët dhe vendin nga ardhmëria evropiane, pëcjellë Klan M.

“Mickoski dhe DPMNE kanë treguar se janë kundër BE-së, se duan ta bllokojnë ardhmërinë evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale.

DPMNE qëndroi kundër një jete më të mirë për qytetarët, kundër fondeve më të mëdha, kundër rritjes së progresit dhe standardeve evropiane.

Është një veprim i rrezikshëm, antishtetëror dhe antimaqedonas i DPMNE-së dhe Mickoskit.

Anëtarësimi në BE nuk është lojë, ka të bëjë me të ardhmen e atdheut.

80% e qytetarëve të Maqedonisë janë për anëtarësim në BE, duan të jetojnë në një shtet evropian, anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Koalicioni pro-evropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t’i nënshtrohet sjelljes së dëmshme, të papërgjegjshme dhe joshtetërore të DPMNE-së.

Së bashku me qytetarët do të bëjmë gjithçka për ta thyer atë bllokadë.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për interesat më të larta kombëtare dhe shtetërore, duke siguruar një shumicë adekuate me të cilën do të vazhdojë rruga evropiane e shtetit” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.

MARKETING

RENT A CAR

muzeu qe pasqyron krimet e komunizmit 64e259bd548f3
Story i mëparshëm

Muzeu që pasqyron krimet e komunizmit

lituania rrit gatishmerine ushtarake ne kufirin me bjellorusine 64e25e6eb9908
Story i radhës

Lituania rrit gatishmërinë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë

Të fundit nga

ShkoLartë