LSDM: VMRO-DPMNE vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin tonë për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore

November 6, 2024
1 minut lexim

 

Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thekson se VMRO-DPMNE-ja vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin e tyre për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë.

Nga LSDM thonë se zgjidhja e propozuar ligjore e tyre do të sjellë ulje të çmimeve të ushqimeve për mbi 250 kategori të produkteve, që nënkupton kursime për qytetarët deri në 2000 denarë në muaj.

“Në të njëjtën kohë, përfitimet për qytetarët nuk do t’i rëndojnë fare kompanitë dhe tregjet nuk do të mund ta luajnë këtë masë. Masa është realiste dhe lehtësisht e arritshme dhe do të ndikojë realisht në uljen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore dhe uljen e vlerës së shportës së konsumit”.

“VMRO-DPMNE nuk ka asnjë argument pse është kundër kësaj mase, kundër kësaj zgjidhjeje ligjore. Është kundër vetëm sepse është dorëzuar nga LSDM. VMRO-DPMNE udhëheq një politikë ekonomike totalisht të gabuar. Masa e qeverisë së Mickoskit nuk ka dhënë rezultat, çmimet e produkteve nuk janë ulur dhe vetëm 57 denarë janë ulur në shportën e konsumit. Qytetarët nuk ndihmohen nga inati, por hakmerren”, thonë nga LSDM.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e Mërkurë 6 Nëntor 2024

Story i radhës

Udhëheqës botërorë përgëzojnë ish Presidentin Trump

Të fundit nga

ShkoLartë