LSDM përmes një kumtese ka akuzuar VMRO-në se po bllokon qytetarët dhe vendin nga ardhmëria evropiane.
VMRO qëndroi kundër një jete më të mirë për qytetarët, kundër fondeve më të mëdha, kundër rritjes së progresit dhe standardeve evropiane.
Është një veprim i rrezikshëm, antishtetëror dhe antimaqedonas i VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit.
Anëtarësimi në BE nuk është lojë, ka të bëjë me të ardhmen e atdheut.
80% e qytetarëve të Maqedonisë janë për anëtarësim në BE, duan të jetojnë në një shtet evropian, anëtar i NATO-s dhe BE-së.
Koalicioni pro-evropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t’i nënshtrohet sjelljes së dëmshme, të papërgjegjshme dhe joshtetërore të VMRO-DPMNE-së.
Ne do të vazhdojmë të luftojmë për interesat më të larta kombëtare dhe shtetërore, duke siguruar një shumicë adekuate me të cilën do të vazhdojë rruga evropiane e shtetit” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.