LSDM: VMRO-DPMNE është definicion i një partie destruktive që vepron në dëm të qytetarëve dhe shtetit

November 8, 2022
1 minut lexim

Në mes të krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë, deputetët e VMRO-së me javë të tëra po vonojnë zgjidhjen ligjore, me të cilën në katër muajt e ardhshëm duhet të ndihmohen financiarisht gati 200 mijë qytetarë. Po ashtu, VMRO-DPMNE në Kuvend ka më shumë se një vit që bllokon mbi 100 ligje të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Nga LSDM theksojnë se për shkak të marrëdhënieve të papërgjegjshme dhe bllokadave të VMRO-së me urdhër të Mickoskit, shteti është dëmtuar me 100 milionë euro, mjete nga BERZH për mbështetjen e SHA EMV dhe ballafaqim më të lehtë të pasojave të krizës energjetike.

“Në VMRO nuk ndryshon asgjë, në vend të qytetarëve, kjo parti punon për interesa personale dhe afariste të një grupi të vogël njerëzish nga kryesia e partisë. Është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm i Mickoskit dhe partisë së tij”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Keni gjithmonë të ftohtë? Zbuloni arsyet dhe sëmundjet që e shkaktojnë

Story i radhës

Shumë këngë të bukura në një album, përmbledhje e bukur nga ylli i muzikës Artur

Të fundit nga

ShkoLartë