LSDM: VMRO-DPMNE dhe E Majta nuk votuan ligjin për gjuhën maqedonase

July 20, 2023
1 minut lexim

Është e turpshme që deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe “Të Majtës” nuk e votuan në Kuvend Ligjin e ri për përdorimin e gjuhës maqedonase, akuzojnë nga LSDM.

“Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase ofron bazë ligjore për miratimin e Strategjisë nacionale për gjuhën maqedonase, zgjerohen fushat për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj çirilik, si dhe fushëveprimi i lektorit.

VMRO-DPMNE dhe “E Majta” treguan mosrespektim të skajshëm ndaj gjuhës së tyre dhe edhe një herë konfirmuan hipokrizinë e tyre, nga njëra anë manipulojnë se gjuha maqedonase është e rrezikuar, se do të bëhet dialekt bullgar, dhe nga ana tjetër nuk e votojnë ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.

Me LSDM-në mbrohet gjuha maqedonase. Dëshmia më e fortë se gjuha maqedonase është e njohur nga BE-ja, me formulim të pastër pa shtesa dhe fusnota, është marrëveshja e Fronteks-it, për ratifikimin e së cilës as VMRO-DPMNE nuk votoi në Kuvend.

VMRO-DPMNE mbetet një parti destruktive, e cila qëndroi kundër gjuhës maqedonase, e cila punon kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PDK-LDK nuk e përkrahën mocionin për rrëzimin e Qeverisë, Berisha ua dërgon një mesazh

Story i radhës

Jugu i Italisë “digjet”, veriu përfshihet nga moti i keq, breshëri sa një top tenisi

Të fundit nga

ShkoLartë