LSDM: Të vazhdojë dialogu për ndryshimet kushtetuese, DPMNE ka shansin të bëjë diçka për vendin

June 24, 2023
1 minut lexim

DPMNE nuk ka mbështetur asnjë vendim shtetëror deri më tani – thonë nga LSDM-ja në pushtet, duke kërkuar vazhdimin e bisedimeve për ndryshimet kushtetuese. Me këtë, sipas partisë së Kovaçevskit, VMRO-ja e Mickoskit ka mundësintë të bëjë diçka për vendin, përcjell KlanM.

“Ata ishin kundër anëtarësimit në NATO, kundër Marrëveshjes me Greqinë, nuk mbështetën vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian, madje nuk votuan as Marrëveshjen FRONTEX. DPMNE-Levica janë partitë e vetme në vend që janë kundër Rezolutës së Bundestagut gjerman për njohjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase. Tashmë është koha që DPMNE të mendojë dhe të tregojë një herë shtetësi. Pas afrimit të pikëpamjeve në mbledhjen e fundit të kryesisë, duhet të vazhdojë dialogu për ndryshimet kushtetuese”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti, thonë se përmes dialogut, mund të merret vendimi për ndryshimet kushtetuese, duke siguruar kështu vazhdimin e rrugës evropiane drejt anëtarësimit të plotë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Mbi 80 gra e fëmijë u strehuan këtë vit në Qendrën për Mbrojtje në Prishtinë

Story i radhës

Ukraina mund të ketë fatin e Koresë, zbardhen ngjashmëritë e dy konflikteve të përgjakshme

Të fundit nga

ShkoLartë