LSDM: Seanca për ndryshimete kushtetuse është mundësia e fundit që Mickoski të zgjedh integrimin në BE

August 17, 2023
1 minut lexim

“Nuk ka më vend për Mickoskin dhe manipulimet e tij. Seanca për ndryshimet kushtetuese do të tregojë nëse Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë pro apo definitivisht kundër BE-së, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Me shumë lehtësi, Mickoski thotë se është i gatshëm ta bllokojë të ardhmen evropiane të qytetarëve të vendit, ashtu si Gruevski.

Për qëllime personale, është kundër një jete më të mirë dhe kundër objektivit strategjik të anëtarësimit në BE. Seanca është mundësia e fundit që Mickoski të tregojë nëse ka zgjedhur integrimin në BE apo izolimin, i ulur në prehrin e “Së Majtës”.

Nëse zgjedh “Të Majtën” dhe bllokun antievropian, Mickoski qëndron hapur kundër Maqedonisë, kundër interesave të larta kombëtare dhe shtetërore të shtetit anëtar maqedonas në BE”, thonë nga LSDM.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U përfol për një pritje të ëmbël, Luizi sqaron ndjekësit

Story i radhës

Zelensky: Ukraina ka marrë në dorëzim dy sisteme të mbrojtjes ajrore nga Gjermania

Të fundit nga

ShkoLartë