LSDM: Punëtorët e Kulturës ende pa paga, teksa ministri po bën harxhime luksi në Japoni

May 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 maj –  “Ndërsa institucionet kulturore mezi po mbijetojnë dhe punonjësit janë ende pa paga, Ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, së bashku me një grup të madh partiak, organizoi një ekskursion “diplomatik” në Japoni. Me të janë Ministri Timço Muçunski dhe gruaja e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë dhe disa “autoritete të tjera kulturore”, gjoja për të mbështetur ansamblin Tanec dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor”, kështu reaguan sot nga opozitarja LSDM.

Ata akuzojnë ministrin për harxhime luksi dhe për jo transparencë mbi shpenzimet e këtij udhëtimi.

“Nga sa persona përbëhet saktësisht ky delegacion luksoz? Sa para publike u shpenzuan për udhëtimin në Osaka, për bileta avioni, akomodim, dieta, darka protokollare, gardërobë dhe dhurata? Dhe çfarë, në fakt, do të sjellin ata përsëri në Maqedoni? Përveç një albumi me selfie, postimesh rreth “takimeve të suksesshme” dhe disa sloganeve rreth “dialogut ndërkulturor”? Ironikisht, ata organizuan edhe një ekspozitë kushtuar arkitektit Kenzo Tange, vizionarit që projektoi Shkupin pas tërmetit katastrofik të vitit 1963. I njëjti Shkup që OBRM-PDUKM, me të njëjtën strukturë, e shpërfytyroi me stiropor dhe barok të rremë përmes projektit “Shkupi 2014″. Kush ka guximin pra të festojë Kenzo Tange tani, kur puna e tij është shkelur rëndë nga estetika partiake e stiroporit dhe kiçi? Qytetarët meritojnë një përgjigje: Sa kushtojnë ekskursionet e Ljutkovit, sa kushton kjo paradë? Dhe a është kultura vetëm një alibi për luksin turistik?”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Toshkovski: Tragjedia në Koçan është rezultat i një sistemi të korruptuar ndër vite

Story i radhës

Shqipëria shënon përmirësim në indeksin për lirinë e shtypit

Të fundit nga

Dortmundi lëviz i pari,

Kapitulli tjetër në “thrillerin” e transferimeve! Telenovela për xhevahirin e mesfushës Xhob Bellingam (19) ka hyrë në raundin tjetër. Siç raportojnë “Sky” dhe “VAZ”, thuhet se drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl
sqmken
ShkoLartë