Vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës pas faljeve të fundit që bëri presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se njëri prej të falurve, publikisht ka falënderuar presidenten dhe se sipas tyre kjo ngjall dyshime për skenar të dakorduar. Nga LSDM pyesin se çfarë borxhi ka pushteti ndaj këtyre personave?.
“Pasi dje bosi i liruar i drogës e falënderoi publikisht Siljanovskën, bëhet e qartë se ky është një skenar i dakorduar. Tani mbetet e hapur pyetja: Cili është çmimi dhe kush i ka marrë paratë për këtë falje? Pyetja është: Çfarë borxhi i ka qeverisja e VMRO-DPMNE-së, ZNAM-it dhe VLEN-it kriminelëve nga klani i drogës “Baron” dhe çfarë shërbimesh po u kthejnë? Pasi Siljanovska u ngatërrua dje me deklaratën e saj të ngathët, e më pas nga Gordan Kallajxhiev e demantoi, duke thënë se komisioni jep vetëm mendim, e presidenti është ai që fal, sot ajo është e detyruar të dalë së bashku me Mickoskin dhe të shpjegojë se cila është prapavija e këtij skandali. I bëjmë thirrje edhe ministrit Filkov, i cili prej dy ditësh fshihet në vrimën e miut, të tregojë se cili është roli i tij në gjithë këtë skandal dhe të mos heshtë”, thonë nga LSDM./tv21.tv
Burimi: TV21