LSDM: MPB dhe Prokuroria Publike le të zbardhin sa më shpejt rastin e Hristovskit, dëshmitë flasin për dokumente të falsifikuara

November 2, 2024
1 minut lexim

Shkup, 2 nëntor – “Përveç certifikatës së gjuhës angleze të drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, për të cilën mediat si në Maqedoni ashtu edhe në Bullgari kanë treguar se është falsifikim, Prokuroria duhet të hetojë edhe vjetërsinë e dokumentave”, thonë nga LSDM.

“Dokumentet e dorëzuara nga Hristovski, tregojnë lëshime serioze. Sipas deklaratave të Agjencisë së Punësimit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, mund të kontestohet një nga kushtet kyçe që kërkohet, që është 5 vite përvojë në një pozicion drejtues. Është shumë e lehtë të përcaktohet se nuk është aty. Pra, Hristovski me vetëdije ka përdorur një dokument të falsifikuar për të marrë këtë pozicion, që është krim. Ai ka deklaruar qartë dhe me vetëdije vetëm vite pa data të sakta për eksperiencën e tij në poste drejtuese. Ndaj edhe prokuroria duhet ta hetojë këtë aspekt. Në kuadër të këtij skandali me partizimin e ASK-së, opinioni tashmë është në dijeni se dy drejtoresha janë dënuar për vërtetime false nga i njëjti vend – kompania Julia CO LTD, prej nga është certifikata e Hristovskit”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre bëhet fjalë për shkelje të rënda ligjore dhe etike që kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rinovimit të Dumfries i mungon vetëm firma

Story i radhës

Besimi në Gjyqësor! VMRO-DPMNE: Këshilli Gjyqësor me ndërhyrje të ashpër në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë!

Të fundit nga

ShkoLartë