Nga LSDM të prerë se s’do mbështesin aktivitetet antieuropiane të Mickovskit, i cili sipas tyre ka mbetur vetëm me mbështetjen e “Së Majtës”.
“Asnjë më nuk beson në gënjeshtrat e Mickovskit, e aq më pak dikush ta mbështesë në idenë për referendum, e cila shërben vetëm për përdorim personal të tij dhe brenda partiak. Si pasojë e qasjes së tillë, Mickovski është acaruar edhe me partnerët e koalicionit, andaj edhe partitë e tjera opozitare ia kthyen shpinën”, thuhet në reagimin e LSDM – së.
Social demokratët ripërsërisin qëndrimin se vendi ka hyrë në një fazë të re, të realizimit të synimi tjetër strategjik me gjuhë të pastër dhe histori të mbrojtur.