LSDM: Mickoski hesht për shkeljen skandaloze të protokolleve për COVID-19

LSDM përmes një komunikate thonë se Mickoski hesht për të dytën ditë për shkeljen e tij të protokolleve për coronavirus.

“OBRM-PDUKM në mëngjes kërkon mësim online, ndërsa Mickoski i shkell protokollet dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, asgjë s’ka të sinqertë te Mickoski dhe partia e tij për shkak se flasin ndryshe dhe veprojnë ndryshe.

“Kjo është dyfytyrësi dhe e pasinqertë nga Mickoski i cili që nga fillimi i pandemisë është sjellur në këtë mënyrë”, thonë nga LSDM.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pesë gjërat që duhet t’i mbani sekret gjithmonë

Story i radhës

Uashingtoni forcon tonet ndërsa trupat ruse grumbullohen pranë Ukrainës

Të fundit nga