LSDM: Mickoski është gënjeshtar, e tillë është edhe kërkesa që gjysmëvjetori i dytë të jetë online

January 30, 2022
1 minut lexim

Nëpërmjet një kumtese të LSDM-së kanë reaguar ndaj qëndrimit të OBRM-PDUKM-së duke e cilësuar Mickoskin si gënjeshtar ashtu sikurse kërkesën që gjysmëvjetori i dytë të nisë online.

“Kërkesa e OBRM-PDUKM-së që gjysmëvjetori i dytë të fillojë online, pa prani fizike është dyfytyrësi dhe e pasinqert. Vendimi që mësimi të vazhdojë me prani fizike është marrë në bazë të mendimit të eksperëve”, sqarojnë nga LSDM.

Ata shtojnë se shëndeti i nxënësve është i mbrojtur me protokollet për mbajtjen e mësimin dhe se kjo është dëshmuar në të kaluarën.

“Dyfytyrësia e Mickoskit nuk ka kfit. Propozon mësim online dhe qëndron nëpër kafene dhe shkel masat. Propozon që Kuvendi të ketë 90 deputetë, ndëra OBRM-PDUKM-ja e tij vazhdimisht bllokon Parlamentin e Maqedonisë. Propozon 1 njësi zgjedhore dhe me vite ka bllokuar ligjin në Kuvend në dëm të partive politike më të vogla. Ky është Mickoski, gënjeshtari më i madh”, shprehen nga LSDM.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mbi 77 mijë persona janë vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19 në Kosovë

Story i radhës

Бектеши покажа како не се работи во недела и излезе на прошетка со семејството

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë