LSDM: Mickoski bën gjithçka për të penguar përparimin

1 minut lexim

Partia në pushtet LSDM kërkesën për referendum sërish e cilëson si metod manipuluese të Mickoskit. Sipas tyre gjithmonë kur shteti shkon në drejtimin e duhur evropian, VMRO-DPMNE bën gjithçka për të penguar përparimin.

“Koalicioni antievropian i VMRO-DPMNE dhe ‘E Majta’ proruse po luajnë me ndjenjat e qytetarëve, duke u servuar atyre gënjeshtra për shitje të identitetit dhe gjuhës. Njoftimet për referendum kundër konkluzioneve të Kuvendit për mbrojtjen e identitetit maqedonas, dhe kundër gjuhës maqedonase në BE, nuk janë gjë tjetër veçse një farsë e thjeshtë e Mickoskit për përdorim të brendshëm, për problemet e tij në VMRO DPMNE”, thuhë në ragimin me shkrim të LSDM-së.

Më tej ata thonë se LSDM nuk do të mbështesë referendum që është kundër mbrojtjes së gjuhës maqedonase, identitetit, historisë dhe veçantisë në negociatat me BE-në.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ujësjellsi i Prishtinës: Po keqpëdoret masovikisht uji, si rezultat disa pika kanë mungesë

Story i radhës

Humbëm valixhet dhe e kafshoi qeni para Botërorit, trajneri i shqiptares…

Të fundit nga